Kim Kardashian ka më shumë se 10 vite që i mbulon në këtë mënyrë shenjat e PSORIAZIZ dhe ne mbetëm me gojën hapur

Showbiz

Psoriasis është një sëmundje lëkure autoimune që duket kështu:

Psoriaza shfaqet në lëkurë në formën e pllakave të skuqura të ngritura. Kjo sëmundje prek kryesisht njerëzit nga 11 deri në 45 vjeç e mund të zhvillohet në çdo pjesë të trupit, kryesisht në gjunjë, në skalpin e kokës, duar, bërryla dhe rrëzë pjesës së prapme të qafës.

38-vjeçarja, Kim Kardashian, nëna e katër fëmijë ka qenë e hapur në lidhje me këtë problem e së fundmi ka ndarë me 141 milion njerëz (ndjekësit e saj) se si i mbulon ajo shenjat e kësaj sëmundjeje.

MAKEUP-I është zgjidhja. Aplikimi i fondatinës në të gjithë zonën e prekur e përreth duket se i zhduk këto shenja !

Kim thotë se ka dhjetë vite që kjo metodë e ka shpëtuar , sepse veç psoriasis Kardashian duket të ketë edhe vena tejet në dukshme në lëkurë.

“Ndonjëherë ndihem sikur është e meta ime e madhe dhe të gjithë e dinë, prandaj pse ta mbuloj?” shkruan ajo krah kësaj videoje. “Gjithmonë shpresoj për një kurë, sigurisht, por ndërkohë po mësoj ta pranoj atë si pjesë të asaj që jam”.