Kim Kardashian thuhet e ka marrë jetën më seriozisht së fundmi dhe na i paska hyrë një shkolle mjaft te forte: juridikut! Ylli I reality show-t është frymëzuar, siç rrëfen i shoqi, Kanye West nga fushatat e ndërgjegjësimit për reformat në burg. Por mesa duket qenka diçka tjetër në këtë mes.
Përfaqesuesit e Kim-it kanë dhënë një sqarim më të thellë pretendimeve të Kanye, duke thënë se e shoqja nuk po ndjek tamam-tamam shkollë, por është përfshirë në një mënyrë të tillë në sistemin ligjor, sa duket sikur po bën shkollë drejtësie! Megjithatë, ata kanë shtuar se Kim ndjek disa kurse ligjore, si dhe në të ardhmen ky mund të jetë një opsion i mirë për ta ndjekur si profesion.
Lexoni gjithashtu:Në kulmin e javës së modës, Kendall Jenner nuk shfaqet askund!