Jennifer Lawrence është e fiksuar pas familjes Kardashian madje mund t’i ftojë në dasmë. Burime për ‘Hollywood life’ kanë zbuluar se aktorja e njohur ka ndërmend t’i ftojë në dasmë pasi miqësia e tyre është e mirë. Gjithashtu është bërë me dije se Jennifer do ketë shumë pak të ftuar.
Po të njëjtat burime shprehen se ka shumë shanse që Kim të jetë edhe shoqëruese e nuses në ditën e madhe.Protagonistja e ‘Hunger Games’ është parë në shoqërinë e Kim, Kanye dhe Kris Jenner shumë shpesh. Mendohet se pikërisht këta të tre do të jenë në dasmë. 28-vjeçarja u fejua në fillim të shkurtit pas 8 muajsh lidhje.