Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, tashmë rivale!

Showbiz

kimkylie

Dy motrat duket se do të konkurojnë me njëra-tjetrën përsa i përket bizneseve të tyre. Dihet tashmë se prej disa vitesh, Kylie ka një kompani kozmetike. 20 vjeçarja u bë e njohur në mbarë botën me buzëkuqat e saj, gjë e cila e bëri atë të fitojë më shumë para se të gjitha motrat e saj së bashku.
Megjithatë, tashmë do të ketë një rivale tepër të fortë. Mesa duket edhe Kim do të sjellë në treg linjën e saj të buzëkuqëve. Ato do të mbajnë emrin “KKUu Beauty.” Edhe pse të dyja e kanë fituar popullaritetin e vet, gjithsesi nuk është diçka aq e këndshme kjo që Kim po bën. Praktikisht, ajo po kopjon idenë e motrës së saj, pasi pa që rezultoi e suksesshme.

kimmlistiku