Ditën e djeshme ishte ditëlindja e e Khloe, e cila mbushi 34 vjeç. Sigurisht, në festimet familjare ishte prezent edhe Tristan, partneri me të cilin ajo ka një vajzë dhe bëri një bujë të madhe me tradhëtinë e tij. Megjithatë, tashmë që gjërat midis çiftit duket sikur po qetësohen sadopak, Kim ka menduar ta shfrytëzojë këtë rast për të rregulluar marrëdhëniet e saj me kunatin. Duket se pas skandalit, Tristan e kishte bërë block Kim dhe dy shoqet e ngushta të Khloet në rrjete sociale.
“Si mendoni? Është ditëlindja e Khloe, a duhet t’i kërkoj këtij dajlit të më zhbllokoë?” ka pyetur Kim fansat e saj në një video live. Pas kësaj, Tristan ka marrë telefonin dhe ka zhbllokuar edhe Kim edhe dy shoqet e Khloe, veprim ky i cili u konsiderua si diçka “poshtëruese” për Tristan nga ana e fansave.