Kim Kardashian blen varësen në formë kryqi të Princeshës Diana për 180 mijë euro

Showbiz

Kim Kardashian ka blerë së fundmi në një ankand të Sotheby’s gjerdanin ikonik të kryqit me ametist dhe diamant të Princeshës Diana për 180 mijë euro. Sipas një njoftimi për media nga Sotheby’s, pati konkurrentë të shumtë për të blerë perlën e së ndjerës, por në fund u përzgjodh Kim Kardashian, e njohur për dashurinë e saj ndaj modës.

Ne jemi të kënaqur që kjo pjesë ka gjetur një jetë të re në duart e një emri tjetër të famshëm global”, ndau në një deklaratë Kristian Spofforth, kreu i bizhuterive në Sotheby’s në Londër. I quajtur Kryqi i Attallah-ut, ishte vënë nga Princesha e ndjerë e Uellsit në një gala bamirësie të vitit 1987 në Londër. Ajo e kishte kombinuar me një fustan kadifeje të zi e vjollcë nga Catherine Walker.

Kryqi ka një peshë totale diamanti prej afërsisht 5.25. Ky kryq është mbajtur vetëm nga princesha dhe pas vdekjes së saj, ai nuk është parë më kurrë në publik deri tani”. Megjithëse ametisti përfaqëson tradicionalisht privilegjin e familjes mbretërore, zgjedhja e Dianës për të vendosur varësen me zinxhir jashtëzakonisht të gjatë, përfshin aftësinë e saj për të ekspozuar koleksionin e bizhuterive mbretërore në një mënyrë unike, pa frikë të shkojë kundër traditës”.

Kardashian e frymëzuar nga figurat ikonike femërore, në ceremoninë e Met Gala të vitit të kaluar, kujtojmë se veshi një fustan të Marilyn Monroes.