Arbenita ka pozuar pak kohë më parë për kompaninë e njohur të veshjeve Misguided USA, ku është shfaqur me një fustan identik të kopjuar nga Kim Kardashian. Siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Kim Kardashianit dhe me nje status të publikuar në rrjete sociale ka shpërthyer pasi nuk është hera e parë që kjo kompani ka kopjuar dizenjot e saj. Së fundmi, Kim ka fituar 2,7 milionë dollarë pas padisë që ngriti kundër një kompanie. Ylli 38-vjeçar i reality show-t kërkoi fillimisht 10 milionë dollarë shpërblim nga kompania, raporton TMZ.