Kim Kardashian dhe Kanye West në 10 maj u bënë prindër për herë të katërt dhe vetëm para pak ditësh zbuluan emrin e djalit. Ata treguan se vogëlushin e quajtën Psalm dhe duket se këtë emër duan ta kthejnë në një markë. “TMZ” ka raportuar se çifti i njohur kanë plotësuar dokumenta për mbrojtjen e markës që do të jetë nën emrin e Psalm. Nën këtë emër ka një sërë produktesh, ku do të përfshihen extension për flokët, produkte për kujdesin e lëkurës, manikyrë, karroca fëmijësh etj.
Gjithashtu “TMZ” ka publikuar certifikatën e lindjes së Psalm dhe aty duket se djali është pritur nga i njëjti doktor që ka sjellë në jetë edhe 3 fëmijët e tjerë.Kim dhe Kanye i kanë regjistruar edhe emrat e North, Chicago dhe Saint si marka. Megjithatë ata nuk kanë lançuar ende një produkt nën emrin e fëmijëve, sepse kanë akoma dhe shumë vite përpara për të menduar për këtë gjë. Duke ditur se vetë emri i Kim Kardashian tashmë është kthyer në një brand, nuk është aspak çudi që ajo të punojë për të arritur të njëjtën gjë për fëmijët e saj.