Kida është gati për kapitullin e ri: Tashmë pjesë e një tjetër shtëpie diskografike!

Showbiz

kidaaaaaaaaaaaa
Pak kohë më parë Kida ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se është larguar nga shtëpia diskografike “On records” ku dhe ka filluar karrierën e saj. Ndonëse arsyet nuk u bënë të ditura, këngëtarja ka publikuar një foto me drejtuesit ku i falenderonte për bashkëpunimin disa vjeçar dhe ku njoftonte se kishte ardhur koha që ky bashkëpunim të ndërpritej.

hj 1

Tashmë, Kida ka njoftuar se do të bashkëpunojë me një tjetër shtëpi diskografike “Avd digital”. Ajo ka postuar në Instagram një foto, nëpërmjet së cilës informon ndjekësit se ka hapur një kanal të ri në Youtube dhe shpejti do të publikojë këngë të reja.Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim.

dd 1