Kida dhe Xhensila paskan një lidhje shumë më të fortë nga sa e mendonim…

Showbiz

kida xhensila

Këngëtarja simpatike, Xhensila Myrtezaj, ditën e sotme feston 26-vjetorin e lindjes. Sigurisht që ky vit për të është shumë i veçantë, sepse feston për herë të parë si nënë e një vajze. Për këtë datë të shënuar në jetën e saj urimet duhet të kenë qenë të shumta, por më speciali nga ana e kolegëve duhet të jetë ai i Kidës. Ajo që bie në sy në urimin e këngëtares, përveç fjalëve të ndjera, është edhe fakti që ajo e konsideron Xhensilën si motër.

urimi

Kida ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku të dyja shihen duke u përqafuar me njëra-tjetrën në një nga koncertet e përbashkëta. Përkrah këtij kujtimi të bukur ajo ka shkruar: “Shumë urime për motrën time më të mirë, je personi më i mirë, me zemrën më të mirë që kam njohur ndonjëherë. Faleminderit motër për çdo gjë! Të dua shumë, edhe 100 me shëndet e të gjitha të mirat!”.