Kida bën dedikimin prekës: Më mungon çdo gjë prej teje…

Showbiz

kida gjyshja
Një muaj më parë Kida humbi një nga njerëzit më të shtrenjtë, gjyshen e saj. Këngëtarja ka treguar se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me të, sepse gjyshja i ka qëndruar gjithmonë afër. Ka kaluar vetëm një muaj nga ndarja e saj nga jeta dhe Kida nuk është mësuar ende me mungesën e njeriut më të afërt. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të gjyshes dhe ka bërë një dedikim shumë prekës për të.

44716143 2177219222600768 2319514006080978944 n e1540406149692

“1 muaj pa ty Nana, më mungon fytyra jote e bukur, më mungon çdo gjë prej teje! Mendja ime e di që je në një vend më të mirë tani…Ti e di sa shumë të dua, por ndoshta ti nuk e di sa shumë më mungon”, – ka shkruar Kida. Në një rrëfim të pak kohëve më parë në një emision, këngëtarja është përlotur teksa ka kujtuar se sa shumë gjyshja e saj kujdesej për të.