Khloe vendos rregulla të reja në lidhjen e saj me Tristan!

Showbiz

kh trist
Khloe Kardashian është zhgënjyer disa herë nga partneri i saj, Trsiatan Thompson, për shkak të tradhëtisë së tij. Pavarësisht se Khloe e ka falur ajo nuk harron lehtë, prandaj ka vendosur rregulla të reja që ai të mos e tradhëtojë më. Një burim i afërt ka treguar për ‘Hollywood Life’ se Khloe dëshiron që lidhja e tyre të rikthehet sërish si në fillim.

khloe t

“Një nga rregullat më të reja për lidhjen e tyre është se ata duhet thjesht ta shijojnë dhe të mos ndihen nën presion. Ajo mendon se nëse gjërat do të rikthehen sërish si në fillim, Trsitan nuk do e tradhëtojë më”, – ka thënë burimi. Pavarësisht se shumica e njerëzve nuk janë dakord për lidhjen e tyre, Khloe ndihet shumë mirë me Tristan. Madje ajo nuk dëshiron që ta trajtojë atë si bashkëshortin e saj të ardhshëm, por thjesht si të dashur.