Khloe reagon publikisht rreth skandalit të tradhëtisë!

Showbiz

1452738704059
Tradhëtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian, me miken e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, ka shkaktuar reagime të shumta. Jo vetëm fansat, por edhe personazhet e njohur, menjëherë pas publikimit të skandalit dolën në mbrojtje të Khloe. Vetë ylli i ‘Keeping Up With the Kardashians’ qëndroi në heshtje, derisa vendosi të reagonte ditën e sotme. Me anë të një statusi në ‘Twitter’ ajo ka falenderuar të gjithë ata që i janë gjendur pranë dhe që i kanë dhuruar dashuri gjatë këtyre ditëve.

khloe kardashian 1550763285

“Përshëndetje të dashur, doja t’ju thoja se ju vlerësoj shumë! Kam lexuar fjalët tuaja të mira dhe me të vërtetë ato janë një bekim për mua. Ju dua! Faleminderit! Do të rikthehem kur të jem në humor për të biseduar me të gjithë ju. Deri atëherë kujtoni që të jeni gjithmonë të sjellshëm me njëri-tjetrin”, – ka shkruar Khloe. Gjithashtu ajo ka pëlqyer edhe statuset e personave të ndryshëm, që i jepnin mbështetje dhe i tregonin se çfarë duhet të bëjë pas tradhëtisë. Kjo nuk është hera e parë që Tristan Thompson vendoset në qendër të mediave për një skandal të tillë, sepse pak ditë para lindjes së True ai u kap duke tradhtuar Khloe me disa vajza.