Khloe kërcënon hapur babain e vajzës së saj, pas tradhëtive të vazhdueshme!

Showbiz

khloe
Për Khloe Kardashian çdo gjë ecën mirë përveç marrëdhënies me meshkujt. Në dy lidhjet e saj të fundit, Khloe është tradhtuar dhe këto e kanë bërë një njeri më të fortë. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instagram’ ajo ka treguar se pavarësisht të gjithave po ja del të bëjë një punë të mirë. “Pavarësisht gjithçkaje, ti qëndron ende në këmbë. Jam shumë krenare për ty. Po bën një punë të mrekullueshme. Vazhdo kështu”,- shkruan Khloe.

Screenshot 52 e1538811474393 600x497

Por duket se këto situata përveçse të fortë e kanë bërë edhe të papërmbajtshme dhe nëpërmjet një postimi tjetër ajo tregon se është në gjendje të vrasë dhe me këtë i referohet partnerit aktual Tristan Thompson. “Zot më jep forcë, të pranoj personat idiotë ashtu siç ata janë, më jep kurajo që të mund të ruaj vetë kontrollin dhe më jep zgjuarsi, që të di se nëse veproj siç mendoj, mund të shkoj në burg,” –shkruan nëna e True. Ky kërcënim i hapur vejen pas tradhtive të njëpasnjëshme te basketbollistit Tristan.