Khloe Kardashian u bë nënë për herë të parë vetëm para pak ditësh. Shtatzania e saj mori gjithë vëmendjen e botës, por ditët e fundit të pritjes së ëmbël, kjo vëmendje u përqëndrua tek tradhëtia e partnerit të saj me disa vajza të ndryshme. Vajzës së tyre të porsalindur, Khloe i ka vënë emrin True. True do të thotë e vërtetë dhe përzgjedhja e këtij emri, u kuptua si një zgjedhje tepër ironike e saj pas trazirave të shumta që pati me partnerin për tradhëtinë e tij.
“Vajza jonë True Thompson, na ka vjedhur zemrën dhe na ka mbushur me dashuri. Është bekim ardhja jote në jetë. Mami dhe babi të duan shumë, True,” ka shkruar Khloe e cila tashmë na ka lënë të kuptojmë se e ka falur tradhëtinë e të dashurit.