Khloe Kardashian është kritikuar nga fansat e saj për shkak të një komenti ndaj një blerëse të firmës ‘Good American’, e cila u shpreh se duhet të punonte 20 orë për të blerë një palë xhinse nga firma e njohur e Khloe. “Kjo është diçka shumë e bukur. Jam shumë e lumtur që të pëlqyen”, ka shkruar Khloe në ‘Twitter’.
“Nuk jam një kritikues, por kjo vërtetë më irriton. Një person duhet të punojë kaq shumë orë, për të blerë një palë xhinse dhe një milionere mendon se kjo është diçka e bukur”, ka shkruar dikush, ndërsa një tjetër ka thënë: “Kjo gjë është e ‘sëmurë’. Ajo nuk e kupton si duket kjo që sapo ka shkruar, sepse ka qenë një milionere gjithë jetën e saj”. Sigurisht ka pasur dhe nga ato që e kanë mbrojtur duke thënë se ndoshta mënyra si Khloe e ka thënë, është interpretuar gabim. Megjithatë, firma ‘Good American’ nuk ka pranuar të japë një deklaratë në lidhje me këtë çështje për ‘People’.