Khloe Kardashian kthehet tek familja: Po Tristan?

Showbiz

kk2018
Khloe Kardashian nuk do të qëndrojë në Cleveland edhe për shumë gjatë. Ishte nëna e saj Kris Jenner, e cila në një event në West Hollywood dha lajmin për “E! News” se vajza dhe mbesa e saj do të rikthehen në Los Angelos. “Koha po ecën shumë shpejt. Nuk më besohet që True është shtatë javëshe. Khloe është mirë, ajo është mami më e mirë në botë. Praktika me nipërit dhe mbesat, i bëri shumë mirë. Është një ëndërr e bërë realitet për të” – tregoi ylli i “Keeping Up With The Kardashian”. Kriss jo vetëm që viziton Khloe-n në Cleveland, por kontrollon rregullisht mamanë e re.

kris
“Ne jemi tërë kohës në avjon për ta vizituar në Cleveland dhe çdo ditë flasim në Facetime, ndaj githçka po shkon mirë” – u shpreh 62-vjeçarja. Që prëj kohës që solli në jetë vajzën e saj të parë True, Khloe vendosi të qëndrojë në Cleveland për të shpëtuar marrëdhënien e saj me Tristan Thompson, pas skandalit të tradhëtisë. Mirëpo siç nëna e saj raporton, ajo të do të rikthehet në Los Angelos shumë shpejt me vogëlushen e saj. Ende nuk është bërë e ditur, nëse Tristan do të zhvendoset me to.

ktktktkt