Khloe Kardashian i bën këtë kërkesë partnerit, fansat ‘shpërthejnë’ në komente negative!

Showbiz

khloe request
Khloe Kardashian pak kohë më parë u bë nënë e një vajze, ndërsa vetëm një ditë para se të sillte në jetë fëmijën e parë ajo u përballë me tradhëtinë që u bë publike nga partneri i saj Tristan. Çifti duket se ka vendosur të ecë përpara dhe e kanë lënë pas situatën e vështirë që përjetuan. Por fansat nuk harrojnë dhe janë aty për të prishur çdo moment edhe më romantikun.

khloe plazh

Khloe ka publikuar një foto të një plazhi dhe ka shkruar: “Më ço këtu”. Tristan nuk ka nguruar të përgjigjet: “Ku do të shkosh dashuria ime?”. Por nuk ka zgjatur shumë dhe ndjekësit kanë ndërhyrë duke komentuar shprehje nga më të ndryshmet lidhur me tradhëtinë e partnerit të bukuroshes së ekranit. “Në një vend larg teje”, “Askush nuk të ftoi ty”, “Te dikush që do i qëndrojë besnik”, kanë qenë vetëm pak nga komentet drejtuar Tristanit.

khloe tweettt