Khloe Kardashian ‘detyrohet’ të fshijë të gjitha postime e reklamave të…

Showbiz

kloekarda
Që pas skandalit të tradhtisë, Khloe Kardashian ka qenë nën presionin e mediave, ndjekësve dhe kritikuesve. Së fundmi, ajo dhe Kim Kardashian u kritikuan nga aktorja Jameela Jamil për shkak të produkteve të pashëndetshme të dobësimit që motrat promovonin në ‘Instagram’. Jameela u mbështet nga shumica e ndjekësve, ndërsa Kim u shpreh në një intervistë se kjo ishte një punë që e lejonte të ishte pranë fëmijëve dhe nuk do të hiqte dorë.

20190403 135650

Pavarësisht kësaj deklarate, duket se Khloe e ka menduar më mirë situatën dhe ka vendosur të heqë nga ‘Instagram-i’ i saj postimet e këtyre reklamave. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e aktores, e cila ka reaguar duke shkruar: “Oh shiko, Khloe ka hequr postimin e lëndëve dietike. Ka ende shpresë”. Jameela gjithashtu i është ‘vërsulur’ dhe Kim më parë, por siç e përmendëm dhe më lartë, ajo ka vendosur të mos dëgjojë asnjë nga kritikuesit dhe të vazhdojë punën e saj.