Së fundmi Khloe Karadashian ka qenë në qendër të mediave, pasi të gjithë dyshojnë se ka bërë një ndërhyrje në hundë. Në një intervistë që ajo pati muajin që kaloi, u vu re një ndryshim në pamjen e saj, por vetë Khloe nuk ka reaguar. Ditën e djeshme, Khloe ka publikuar një selfie ku pothuajse nuk njihet dhe komentet nga fansat kanë qenë të shumtë.
“Çfarë i ke bërë hundës tënde”,-është një nga komentet që kanë lënë ndjekësit e saj në foton në fjalë.