Buja e madhe e tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian, nuk është shuar ende por megjithatë duket sikur bukuroshes nuk i intereson më. Ajo e ka harruar gjestin e ulët të Tristan dhe tani gëzon respekt për të. Së fundmi një komentues i ka shkruar disa fjalë në foton e True dhe Khloe nuk i ka përtuar një përgjigje të gjatë dhe shumë të zgjuar.
“E di që Khloe e urren Tristan-in, por bebi True po fillon të duket njësoj si ai.”-shkruan një nga ndjkësit.
“Si mund të urrej dikë që më ndihmoi në krijimin e këtij ëngjëlli? Njerëzit bëjnë gabime, por unë s’kam ndërmend të pengoj shërimin tim duke u mbushur me urrejtje. Jam shumë e zënë duke rritur bebushen time për të urryer persona të tjerë. E ëmbla True gjithmonë është dukur si babai i saj. Ajo është kaq e bukur!”- i kundërpërgjigjet Khloe.
View this post on Instagram