Birce Akalay dhe Hakan Kurtaş, morën pjesë në ceremoninë e çmimeve ‘Elle Style’, por më shumë se sa deklaratat e tyre gjatë intervistës në tapetin e kuq, ishin shikimet e shkëmbyera plot dashuri dhe vlerësim ndaj njëri-tjetrin, ato që binin menjëherë në sy. Aktorja e famshme e cila së fundmi duket se ka prekur majat e suksesit në karrierën e saj, duket se jeton ditë vërtetë të lumtura edhe në jetën private. Mënyra se si Akalay po e vështron plot admirim të dashurin e saj si në video nuk ka nevoj për asnjë koment pasi vetë ai shikim flet shumë për të tashmen e lumtur të aktores. A nuk mendoni edhe ju kështu?
