Këto janë sekretet e bukurisë së Kendall Jenner

Showbiz

s-3-780x439.jpg

Është i ditur tashmë fakti që Kendall Jenner është një nga modelet më me influencë momentalisht. Ajo, tregon truket që ka mësuar përgjatë viteve.

Të gjithëve na duket sikur e njohim mirë 20-vjeçaren përmes postimeve të shumta të saj, të cilat i ndan me 52.5 milionë ndjekësit që ka në Instagram, por prapë ka shumë gjëra rreth saj për të zbuluar.

20Something_0005_Layer-21.jpg

Gjatë intervistës së saj më të fundit, ajo ka treguar disa nga rregullat që ka mësuar përgjatë këtyre viteve si për shembull: “ Unë nuk e prek kurrë fytyrën time. Fakti që kam motra më të mëdha, më ka mësuar si të parandaloj disa gjëra, dhe një nga këshillat kryesore e tyre ka qenë që të mos e prekja fytyrën vazhdimisht. Kremi i syve është pjesë e rutinës time, si edhe nuk duhet harruar fakti që fytyra duhet larë minimalisht dy herë në ditë. Për sa i përket flokëve, zakonisht flej me flokë të lagur dhe në mëngjes mund t’iu bëj vetëm ndonjë modifikim të vogël. Ndërsa për ushqimet kur dua të mbaj dietë, konsumoj më tepër oriz dhe pulë. Gjithashtu edhe pse nuk më pëlqen shumë, përpara ushtrimeve të forta duhet bërë gjithmonë kardio.”

b0c2e220a6267dd2d2598d28c714b41b.jpg

Kendall tregon se motrat e saj si dhe shoqet e saj të ngushta, Gigi Hadid dhe Cara Delevigne vazhdimisht i kanë dhënë këshilla për të qëndruar në formë dhe se gjithmonë kërkon miratimin e tyre nëse do të provojë diçka të re.