Vëmendja e vajzave fashioniste së fundmi ka kaluar tek “Emily in Paris”.Emily nuk punon në Vogue, edhe pse gardëroba e saj duket sikur ka dalë nga revistat e modës. Ajo ka studiuar Marketing dhe punon në një kompani të madhe reklamuese të firmave të luksit në Chicago.
E dashuruar pas qytetit historik dhe fashionist, Emily, mezi pret të fillojë jetën e re në Francë. Por Parisi nuk është aq miqësor me dikë që nuk di gjuhën.
Emily ka një veshje të re për çdo ditë, aksesorë Chanel, kostume dhe fustane nga Ganni, Fendi, Versace etj. Çdo look është për t’u fotografuar, pa përmendur kafenetë e shtrenjta, restorantet luksoze të Parisit, ku ajo duket se shpenzon shumicën e kohës. Që nga pallto jeshile, kapelja rozë Versace, xhupi me print lulesh, xhaketa me kuadrate që vesh tek fundjava me mikeshën e saj, e plot të tjera.