Tuba është aktorja e famshme turke e cila ka tërhequr gjithmonë vëmendje edhe për pamjen e saj të jashtme. Ndërkohë që nuk ka asnjë angazhim televiziv dhe kinematografik momentalisht ajo po shijon pushimet në plazhet e Bodrumit. Duhet ta pranojmë që është e rrallë një pamje dhe fizik i tillë për një nënë…
Bukuroshja kësaj radhe nuk është shoqëruar nga i dashuri, Umut Evigren, me të cilin ka një vit që ka nisur romancën pas shkurorëzimit nga producenti dhe aktori, Onur Saylak. Ata që e shoqërojnë Tubën në këto pushime janë vetëm fëmijët e saj!
Aktorja shumë shpejt do të fillojë xhirimet e një projekti televiziv, ku do të shfaqet në një serial të ri…