Edicioni i 75 i çmimeve Golden Globe sapo përfundoi dhe ishte një nga edicionet më motivuese të të gjitha kohërave. Arsyeja shkonte përkrah të gjitha ngjarjeve që kanë tronditur Hollivudin përgjatë gjithë këtyre muajve, pas skandalit Weinstein; sot gratë kërkojnë që vija e zezë që i ndan nga burrat, të rrëzohet dhe të marrin fund njëherë e përgjithmonë diskriminimet e ngacmimet seksuale, me fushatën #TimesUp. Për ta forcuar edhe më tepër këtë sinjal që kanë dashur të përcjellin, të gjitha gratë janë veshur me të zeza.
Ata që kanë parë fotografitë e eventit, me siguri kanë pyetur veten për look-un e ngjashëm të yjeve, fustaneve të gjata elegante apo kostumeve të zeza….Në këtë rast, ngjyra që kanë zgjedhur është bërë një metafore për të mbështetur diskriminimin në botën e spektaklit (dhe jo vetëm). Fushata që ka nisur po bëhet virale pikërisht nga veshjet e zeza që kaluan në tapetin e kuq, për herë të parë këtë vit!