Rita Ora ka dhënë lajmin se do të jetë prezantuese e MTV Europe Music Awards 2020 që do të jetë më 8 nëntor, përmes një postimi që ka ndarë në InstaStory.
Dy javë më parë u shpallën nominimet për evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.
Sa i përket artisteve shqiptare, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa.
Ajo u nominua në katër kategori përfshirë, “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”.
Ndërkaq, së fundmi u bë e ditur së Rita do të jetë prezantuese e MTV EMA-s përmes një postimi që ka ndarë në InstaStory.
“E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”, ka thënë ajo.
Alicia Keys, DaBaby, Karol G, Jack Harloë dhe Tate McRae, këto janë disa nga artistet që do të performojnë në MTV Europe Music Aëards (EMA).
Lady Gaga në tjetrën anë kryeson nominimet për EMA me gjithsej shtatë çmime duke përfshirë, “Videoja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”, për këngën e saj “Rain on Me”.