Dasma e shumëpërfolur e Hazal Kaya dhe Ali Atay paska qenë një burim i pashtershëm lajmesh rozë. Normalisht në një vend të mbushur me VIP, nuk ka sesi të mos kapen detaje apo të shmangen fotografitë. Një prej aktorëve i cili e “la veten të lirë” në këtë dasëm, është edhe Çagatay Ulusoy. Sa e sa herë është përfolur ky aktor për lidhjet e tij të mundshme, e prap asnjëherë nuk kemi mundur të konfirmojmë diçka. Të paktën deri më sot.
Siç shihet nga fotot, aktori i shoqëruar edhe nga Kivanc Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, ka shkuar në dasmë i shoqëruar nga partnerja e tij e re. Ai është parë teksa argëtohej me të dashurën në daljen e tyre të parë “publike” nëse mund ta quajmë të tillë. Çifti janë treguar përherë shumë të kujdesshëm dhe nuk janë paraqitur në asnjë event së bashku, por dasma e koleges së tyre i ka “detyruar” të bëjnë një përjashtim.