Këtë herë nga Spanja, Burcu Özberk vazhdon publikimin e fotove nga turi i pushimeve të sezonit

Showbiz

Aktorja e njohur Burcu Özberk duket se po e shijon në maksimum këtë verë.  Özberk, shpesh etiketohet në rrjetet sociale nga komentuesit e panumërt si ‘Miss Holiday’. Fotografitë e saj të fundit  tregojnë aktoren me poza sensuale në pishinë, këtë herë duke i përshëndetur ndjekësit e saj nga Spanja.

Ylli i komedive romantike,numëron më tepër se 10.2 milionë ndjekës vetëm në Instagram. Aktorja 34 vjeçare i ka shoqëruar fotografitë e publikuara me  shënimin “Fundjavë relaksuese”. Këtë herë, aktorja ka marrë me vete edhe qenin e saj, me të cilin ka pozuar duke i falur shumë dashuri.

Këto foto të  aktores të ndara me ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente në një kohë të shkurtër.