Kërkoi publikisht dashurinë dhe duket se pati efekt! Kourtney me një të dashur të ri…

Showbiz

kourt krdhs
Kourtney Kardashian është fotografuar së fundmi duke dalë përkrah një djali misterioz. Më pas u zbulua se djali në fjalë është David Duron dhe të gjithë filluan të dyshonin se mes tyre po lindte një histori dashurie. Në të vërtetë duket se ata të dy janë vetëm miq të mirë, por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë diçka më shumë mes tyre.

kourtney 1

Një burim ka treguar për revistën ‘People’ se Kourtney dhe David nuk kishin dalë për një takim romantik, por thjesht si dy miq për të darkuar bashkë.Një burim tjetër ka zbuluar se pavarësisht se gjërat mes tyre duken shumë platonike, ka shumë mundësi që të kthehet në një marrëdhënie romantike. Për më tepër David është 12 vite më i ri se Kourtney, megjithatë sipas njerëzve të tij të afërt ai është shumë i pjekur.