Samantha Markle, gjysmë motra e dukeshës Meghan Markle, përpara pak ditësh kërkoi falje publike në një emision live për të gjitha deklaratat shqetësuese që ka bërë kundrejt saj. Megjithatë, duket se kjo situatë “paqeje” do të zgjaste vetëm pak ditë. Sërish Samantha ka bërë disa deklarata në rrjete sociale, të cilat nuk duken aspak paqësore.
“Do doja të thjesht të thoja se të gjithë ne ishim të lënduar për shkak se nuk u ftuam në dasmë. Bota nuk e di që babai ynë e rriti atë në pjesën më të madhe të kohës, veçantërisht nga mosha 12 vjeçare deri në gjimnaz, duke i dhënë asaj gjithçka që është dhe ka. Ajo kurrë nuk është rritur si fëmijë i vetëm. Kjo është e vërteta! Babi është i mrekullueshëm dhe i suksesshëm dhe Meghan gënjen me gjërat që thotë për të.Ajo i zhduku papritur të dyja anët e familjes së saj, ndaj është ajo që duhet të fitojë besimin tona për të rikthyer sërish gjërat në vend. Nuk mund të hedhësh në plehra një familje të tërë dhe më pas të vraposh duke thënë se nuk ke besim tek askush,” ka shkruajtur 53 vjeçarja.