Këngëtari dhe aktori i famshëm Keremxhem të cilin e kujtojmë me rolin e dashur të Hoxhë Aliut që ndihmonte gjithkënd, në serialin “Dashuri dhe Sekrete”, është parë ditët e fundit me të dashurën e tij Gazal Bajat teksa ndiqnin një koncert në ambient të hapur. Ata u vunë re nga gazetarët që i ndaluan për një intervistë të shkurtër. Aktori, që siç e dini ushqen edhe një pasion të madh për muzikën dhe na ka mahnitur shpesh me interpretimet e tij, madje edhe në gjuhën shqipe, njoftoi se ka shtyrë projektet e tij aktuale për këtë arsye, për muzikën pra. Keremxhem, tekefundit, është i njohur për hite të shumta në muzikën turke. Kujtojmë se çifti, janë bashkë prej 3 vitesh dhe sapo kanë përfunduar pushimet e tyre në Bodrum. Ata janë fotografuar më të lumtur se kurrë! Nuk dihet ende nëse romanca do të kurorëzohet në martesë, por një gjë është e sigurt, edhe gjatë pushimeve aktori kishte në krah dashuritë e tij të pandashme: partneren dhe kitarën.