Kerem Bürsin po përgatit rikthimin në ekrane me një projekt befasues!

Showbiz

Përgatitjet për projektin që do të rikthejë në sheshxhirim aktorin e njohur Kerem Bürsin po vazhdojnë! Është bërë e ditur se bëhet fjalë për një film. Regjisori i filmit, i cili pritet të nisë së shpejti xhirimet, do të jetë Onur Ünlü. Bürsin, mësohet se do të portretrizoj personazshin  kryesor. Është bërë gjithashtu e ditur se ky projekt do të shfaqet para publikut si adaptim i filmit rus “Son of a Rich”. Në kastin e aktorëve që do të interpretojnë në këtë film janë edhe emra të tjerë të njohur si  Erkan Kolçak Köstendil, Güven Kıraç, Cemal Hünal e Ahmet Mümtaz Taylan.

Komploti i filmit komedi ‘Son of a Rich’ ka vendosur në qendër të vëmendjes djalin  e një biznesmeni të pasur, një i ri që mendon se mund të bëjë gjithçka që do. Si pasojë e kësaj ai rrezikon të shkojë në burg. Babai i tij, i cili është i dëshpëruar për të korrigjuar sjelljen e të birit, përdor një metodë jokonvencionale. Ai planifikon një projekt unik me mikun e tij të vjetër psikolog.

Atmosfera e Rusisë së shekullit të 19-të është rikrijuar në një zonë fshati të braktisur. Protagonisti do të pasojë  një aksident që do ta bëjë të besojë se është teleportuar në të shkuarën. Djali, i cili është në pozitën e një skllavi, do të duhet të mësojë të komunikojë me njerëzit, të vlerësojë kënaqësitë e thjeshta, të punojë dhe të gjejë dashurinë e vërtetë…