Kerem Bursin, ylli i sa e sa serialeve turke, ndër to “Krenari dhe respekt”, tërhoqi ditët e fundit vëmendjen me një video të publikuar prej vetë atij. Si shumë kolegë, ai ndau me fansat trishtimin që ndjente nga zjarret e pak ditëve më parë dhe shkatërrimet që ato lanë pas. Në videon e publikuar ndodhej edhe një mesazh ndërgjegjësues ku ai i ftonte fansat e tij të ishin të kujdesshëm si silleshin me ambjentin që i rrethon. Kerem shprehej se kudo po digjej e madje edhe vetë deti. Sipas mesazhit të aktorit jetojmë në një botë të bukur dhe duhet ta mbrojmë hapësirën në të cilën thithim ajrin dhe të mos lejojmë që ndotja globale të marrë pushtetin. “Ndryshimi fillon me shoqërinë”- tha aktori duke i dhënë zë mesazhit të tij në një kohë kur ndotja globale po përhapet me shpejtësi. Ndërkohë aktori në prag të fillimit të sezonit të ri është në pritje të ofertave për bashkëpunime të reja, ndërkohë që aktualisht karriera e tij është e ndarë mes xhirimeve të dy serialeve në dy platforma të ndryshme, që duket se po shkojnë drejt fundit. Në shtator, thuhet se do të xhirojë një film artistik me kompaninë e tij filmike, por ende asgjë e konfirmuar.