Kerem Bürsin i përgjigjet pretendimeve për një romancë me këngëtaren e famshme

Showbiz

Fotografitë që flasin për një afrimitet të lindur së fundmi mes aktorit të famshëm Kerem Bürsin dhe këngëtares Hadise, po marrin vëmendje të madhe dhe thashethemet për një lidhje dashurie mes tyre vazhdojnë të shtohen dhe të besohen çdo ditë edhe më shumë. Çastet e lumtura ku ata shfaqen pranë njëri-tjetrit të afërt lënë vend për këto dyshime.

Aktori dhe këngëtarja e njohur morën pjesë së bashku në një event në Bodrum dhe kur u kthyen u fotografuan të afërt në aeroportin e Stambollit.

Por teksa po diskutohet gjithandej se mes të dyve kanë lindur shkëndijat e para romantike, Bürsin ka folur për herë të parë lidhur me këtë duke mohuar gjithçka: “Jemi vetëm miq të mirë. Kjo është e gjitha. Sa flitet dhe hamendësohet si zakonisht, është diçka e sajuar”.