Rihanna vazhon të përndiqet nga një fans i saj i cili qendronte për ditë me radhë jashtë apartamentit të saj në New York. Pas shqetësimeve të këngëtares, ai u arrestua dhe u deklarua fajtor për hyrje pa leje. Salmir Feratovic u dënua me 5 ditë arrest por më pas u la në gjëndje të lirë për sjellje të mirë.
Megjithatë, edhe pas kësaj që ndodhi ai vazhdon të jetë i fiksuar pas këngëtares nga Barbadosi. Këtë e deklaroi vet fansi duke thënë se do të vazhdonte ta ndiqte Rihannën. Në këto kushte, këngëtarja është detyruar të rrisë masën e sigurisë për veten.