Disa kohë më parë, nëpër mediat rozë u fol shumë për konfliktin mes Tayna-s dhe këngëtares Arta Memedi. Më pas, me kërkesë të menaxherëve të Taynës postimet kundër njëra-tjetrës u fshinë nga profilet përkatëse në Instagram, dhe situata duket se vazhdoi e qetë.
Por ditën e djesshme, zënka mes vajzave është kthyer sërish dhe këtë herë, akoma më e ashpër. Tayna publikoi këngën e re “Pow Pow”, teksti i të cilës është interpretuar si një “diss” ndaj këngëtareve të tjera. Dhe mesa duket, e prekur nga kjo është ndjerë edhe Arta e cila menjëherë ka publikuar disa shkrime në Instastory.
“Ti zemër atë zanat nëpër këngë “Aaaah” e ke mësuar në tjetër vend, por të është ngatërruar skena me krevatin, s’ke faj as ti! E mos na dil nëpër televizione kishe ki hjek dej sa ke mbërritur ku je sot se ti me ligjin e tërheqjes asi ligjin e bananes, shumë shpejt ke hipur lart. As edhe një ditë s’ke hjek për të na treguar si të arrijmë sukses, s’je shembull adekuat ti për suksesin e rinisë, se e ke marrë në krah të Rina Balaj’s nëpërmjet ofendimeve. Gjoja po bën rep edhe në krah të atij që t’i ka blerë followersat, klikimet, dezodorantat e tj! Dhe më direkte se kjo s’ka, herën tjetër aman na bëj tag në këngë kur na kushton rreshta e mos u tut!” – ka shkruar ajo dhe është e qartë se i dedikohet Taynës.
Ajo ka vazhduar edhe me disa shkrime më tej, duke treguar se duke qenë se ka qenë pjesë e label-it të saj më parë i di shumë mirë si kanë funksionuar gjërat që Tayna të dilte në skenë. Madje ajo ka publikuar dhe disa screenshotë të bisedave të labelit, ku ajo i akuzon se e kanë marrë falas faqen me aq shumë ndjekës nga një fans i saj. Ajo ka vazhduar duke i akuzuar se i kanë marrë kanalin në youtubë këngëtarit Elinel dhe e kanë shfrytëzuar atë, njësoj siç kanë bërë dhe me ortakun e tyre duke i dërguar fatura false.
“Hej mos ço intervenca tani që të heq postimet! A donit dissa? Muzikën unë se flliq, se është e shenjtë! Pa kërcënime kaloni më lehtë. Qe kanë për të vazhduar kërcënimet, do dalin disa imazhe shumë të vrazhda për audiencë! Kështu që më mirë t’i mbani pasojat që i keni lypur e më kry për sot!”- ka përfunduar Arta.
Pavarësisht se këto janë akuza shumë serioze, nuk ka pasur asnjë reagim as nga Tayna dhe as nga menaxherët e saj.