Dua Lipa ka prekur të parin rezultat për një këngëtare femër në botë. Ky vit është i saj dhe nuk ka më asnjë dyshim. Jo vetëm për këngët e reja, hitet, turet muzikore nga njëri kënd i botës në një tjetër, por edhe për suksesin e fundit që ka arritur.Përmes rrjeteve të saj sociale, Dua ka ndarë me të gjithë miqtë virtualë rezultatin e publikuar nga “Music News Facts” .
Dua ka hyrë në histori në kanalin “Spotify” duke u renditur femra e parë që kryeson me katër këngë që regjistrojnë më shumë se 500 milionë klikime.Shifra dhe vlerësimi e kanë gëzuar Duan, e cila e ka ndarë lajmin virtualisht duke vlerësuar dhe falënderuar fansat që dëgjojnë këngët e saj. Duke e konsideruar si “çmenduri” këtë renditje, Dua sjell edhe një lajm të ri për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj: “Për 12 ditë kam diçka të re për ju”, – shton ajo.