Këngëtarja shqiptare rrëfen vështirësitë: Prindërit më kanë penguar gjithmonë!

Showbiz

jeta
Një karrierë e gjatë prej 17-vjetësh nuk ka qenë si ajo e shumë këngëtarëve të tjerë. Për Jeta Faqollin, një artiste me profil të ulët sa i përket showbiz-it, të realizonte ëndrrën për të qenë pjesë e muzikës ka qenë një sfidë e vërtetë. Më shumë se çdo pengesë tjetër, pengesa më e madhe e saj ka ardhur nga prindërit, derisa një ditë ata u bindën se të merresh me muzikë nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi.Prej dy vitesh, këngëtarja i ka munguar tregut muzikor, por së fundmi është rikthyer me një bashkëpunim me Kastro Zizo. Prindërit dhe familja kanë qenë një pengesë e madhe për të, pasi, siç rrëfeu këngëtarja, nuk e kanë ndihmuar dhe nuk kanë qenë bashkëpunues lidhur me muzikën.

 640 0 5c06d1d6a48e6

“Që e vogël kam bërë mësime për instrumentin e mandolinës. Kam bërë dhe disa aktivitete, por shumë pak sepse prindërit e mi ishin shumë fanatikë dhe nuk më lejonin. Pas shkollës 8-vjeçare edhe ditëlindjet i kam patur të ndaluara, kam qenë shumë e mbyllur. Kam patur shumë ëndrra dhe i kam nisur me shumë vonesë kur kam ardhur në Tiranë dhe di unë ç’kam hequr derisa mora në dorë timonin e jetës time. Edhe prindërit më vonë e panë që nuk kishte asgjë të keqe të merreshe me muzikë. Kanë qenë vite të vështira për vajzat në atë kohë, sepse kishte shumë rrëmbime, ndërkohë prindërit e mi kishin vetëm 4 vajza dhe nuk dinin si t’na mbronin,” ka thënë ajo.