Ashtu si të gjithë ne, edhe personazhet e njohur kanë rendur drejt borës. Për të luajtur apo për të bërë foto, nuk ka rëndësi, pasi dëbora i ka tërhequr të gjithë ndaj vetes. Një ndër këta personazhe është edhe Zanfina Ismaili.
Ajo ka treguar në Instagram, se ka pësuar një dëmtim në këmbë. Si duket, Zanfina është rrëzuar teksa luante me dëborë dhe si pasojë, gjuri i saj është enjtur. “Rrëzimi i fundit në dëborë,” ka shkruajtur ajo bashkangjitur fotos. Megjithatë, këngëtarja nuk ka asnjë dëmtim serioz.