Këngëtarja shqiptare nënshkruan kontratë me gjigandin Samsung

Showbiz

000riedgr

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka pasur bashkëpunime me disa brende prestigjoze derimë sot.

Fillimisht, ajo ka pasur një kontratë me “Adidas”, më pas me brendin italian të të brendshmeve “Tezenis”, e tashmë sapo ka firmosur kontratën me gjigandin “Samsung”. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, nëpërmjet një postimi në Instagram.
Përbri fotos ajo shkruan:

“Hey njerëz, jam shumë e lumtur t’ju lajmëroj se tani jam në partneritet me brendin e njohur “Samsung”. Aventura sapo ka filluar”.

Jemi të sigurt se edhe ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm, ashtu siç kanë qenë edhe të tjerët për Ritën./Blitz.al/