Duke qenë se është edhe sezon vere, shpesh personazhet e njohur i shohim të zgjedhin pushime luksoze apo të bëjnë ture në rast se ata janë pjesë e botës së muzikës, ndërkohë që Linda Halimi, ndryshe nga të gjithë, sapo u “përkëdhel” nga bashkëshorti i saj me një makinë fringo të re.
Ka qenë vetë këngëtarja që në Instastory ka publikuar pamje të makinës së re, teksa duket mjaft e entuziasmuar me këtë dhuratë.
“Cadillac ATS Coupe” që Linda ka marrë dhurat, fillon me një çmim rreth 40 mijë dollar në versionin fillestar ndërkohë që mund të shkojë edhe dyfish në rast se klienti shton opsione të tjera.