Alida Duka është një këngëtare mjaft e njohur në Shqipëri. Ajo njihet edhe si motra e madhe e këngëtarit të njohur Stine.Shpesh është përfolur në media për lidhjen e saj të dashurisë me një menaxher nga Franca, i cili banon në Gjenevë.Këngëtarja tregoi se po planifikojnë ta bëjnë dasmën në Monaco,ndërsa partneri i këngëtares cilëshet si “Bossi i Francës”, jo më kot edhe i ka dhuruar asaj një orë me 10 gurë diamante.
‘Është e vërtetë. Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka, është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në të gjithë botën. Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë haleluja kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhem më fare, më mirë do rri vetëm. Në atë moment mendova nuk ia vlen më, sepse gjithë këto punë që kam gjatë ditës, se për një person që ti e do, duhet të marrësh kohë për të. Unë ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm. Në atë moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë’, tha Alida, ndërsa zbuloi se dasmën do ta bëjë në Monaco.