Këngëtarja shqiptare i dedikon prindërve fjalët e ëmbla, në përvjetorin e tyre të martesës!

Showbiz

mariza ikonomi

Mariza Ikonomi ka ditur gjithmonë të emocionojë me këngët e saj dhe zërin shumë të veçantë. Por shpirti artistik duket se e shoqëron në çdo moment të jetës. Sot kur prindërit e saj festojnë përvjetorin e martesës ajo shkruan pak fjalë për ta dhe i ndan me të gjithë.

mariza insta

“Kur e pyeta mamin një ditë se çfarë pëlqente tek babi më tha: ‘Nuk e shikon, duket fiks si Xhani Morandi’. Aty e kuptova se dashuria është e verbër. Gëzuar përvjetorin e martesës mbretërit e mi. Pafshi gjithmonë me sytë e zemrës”.