Pa frikë mund të themi, se ky po etiketohet si sezoni i ndryshimeve! Kryesisht, atyre të dukshme të fokusuara në pamjen e jashtme, mania për të bërë diçka ndryshe tek vetja ka “kapluar” thuajse pjesën dërrmuese të personazheve të njohur shqiptarë. Këtë herë është radha e Anjeza Brankës! Këngëtarja shqiptare, e cila po e zhvillon karrierën e saj artistike mes vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sapo na njohu me ndryshimin drastik në pamjen e saj.
Dhe nuk është diçka e thjeshtë, që kalohet pa vëmendje. Përkundrazi! Harrojini flokët e gjatë dhe 100% biondë, pasi prej disa ditësh Anjezën do e shihni me frizurën e re. Flokë të shkurtër dhe në nuancë të errët, këngëtarja sapo na njohu me pamjen e saj të re!