Ditën e sotme po qarkullon një lajm se këngëtarja e njohur shqiptare, Baby G, është arrestuar. Ajo është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Kosovës. Baby G është kapur me lëndë narkotike në qytetin e Prishtinës.
Këngëtarja është kapur në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi kishte konsumuar sasi të lartë të lëndëve narkotike, madje edhe i kishte përzierë. Pas arrestimit ajo është dërguar në ‘QKUK’, ku më pas është transferuar në Spitalin e Psikiatrisë, ku vazhdon të qëndrojë ende.