Këngëtarja shqiptare acarohet keq me komshinjtë, i ‘degjeneron’ në Instagram «T’ju vijë turp, nuk jeni njerëz»

Showbiz

elizaaahoxha.jpg

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e së cilës si ‘’Pendimi’’, ‘’Me ritëm do të vallëzoj’’ apo ‘’Rruga e zemrës’’ vazhdojnë të këndohen nga të gjithë brezat. Edhe pse vitet e fundit është larguar nga skena, hera e fundit që e kemi dëgjuar me një produksion të ri ishte vjet në Festivalin e fundvitit, për t’ju përkushtuar karrierës akademike dhe arkitekturës, Eliza Hoxha është vazhdimisht e pranishme në studio televizive dhe rrjete sociale, ku ndan vazhdimisht momente nga puna e saj. Madje këto të fundit i përdor edhe për të shprehur inatin ndaj disa fenomeneve.

eliza-hoxha.jpg

Ashtu që nëse mendoni se çdo gjë shkëlqen në rrjete sociale, gaboheni dhe Eliza e di këtë gjë më mirë se kushdo tjetër. Prej disa ditësh ajo ka disa probleme me fqinjët dhe kësaj here ka vendosur të mos heshttë më dhe të reagojë. E nxehur nga papërgjegjshmëria e tyre, ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram një foto ku duken disa kolltukë të vjetër që pengojnë qarkullimin e lirë të banorëve në shkallë.

 

Eliza.jpg

“Nuk mund të ankohemi që s’jemi mikëpritës, madje edhe hyrjen e pallatit e kemi të mobiluar. E rëndësishme është që ka futur brenda prej 3 ditësh mobiljet e reja, këto le të rrinë këtu dhe të pengojnë lëvizjen e njerëve. Arsyetimi: pse çfarë po të pengojnë ? I heqim kur të mundemi…sigurisht”, shkruan Eliza.

-640-0-5c484e019593d.jpg