Kohët e fundit disa artistë të njohur të muzikës dhe filmit kanë filluar të hapin zemrën e të rrëfehen për vështirësitë që kanë kaluar gjatë periudhave të shtatëzanisë, Carrie Underwood ka qenë e rradhës që ka ndërmarrë këtë hap. Këngëtarja e muzikës pop aktualisht është në “pritje të ëmbël” dhe gjithashtu ka një djale 3 vjeçar, por gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë për të dhe bashkëshortin e saj Mike Fisher ne planin familjar gjatë dy viteve të fundit. Ajo është shprehur se “Gjatë vitit 2017 kisha planifikuar të punoja për muzikë të re e të përpiqeshim për një fëmijë të dytë. Isha shtatzënë gjatë muajve të parë të vitit por nuk shkoi mirë.”Gjithsesi ajo nuk i humbi shpresat dhe u përpoq të mos mërzitej, madje mendoi se nuk kishte qenë koha e duhur. Fatkeqësisht ajo vuajti një situatë tjetër të vështirë, po në 2017, dhe një abort i dytë ndodhi.
Në fillim të 2018 sërish nuk ishte e thënë që ajo të bëhej me fëmijë dhe një abort i tretë gati sa nuk e çoi në depresion. “Në këtë pikë unë thjeshtë nuk e dija ç’po ndodhte. Ne jemi të bekuar me një djalë që është i jashtëzakonshëm dhe unë kam një jetë të lumtur më bashkëshortin tim, nuk mund të kërkoja asgjë më shumë e sidomos të isha e zemëruar me Zotin”- ka rrëfyer ajo-“Por shpesh e pyesja pse më ndodhte kjo, i kërkoja llogari. Kështu ndodhi dhe herën e fundit, një të shtunë mësova se isha sërish shtatzënë, të hënën shkova te doktori dhe po prisja të më thoshte se as kjo nuk do të funksiononte por më në fund më thanë se gjithçka ishte në rregull, Zoti më dëgjoi”. Ajo tani është duke pritur për fëmijën e saj të dytë dhe e ka rrëfyer historinë e saj, duke ju bashkuar grupit të artistëve që duke ndarë këto eksperinca të vështira me publikun duan të japin një mesazh për ta, që të mos e humbasin kurrë shpresën.
Lexoni gjithashtu: Moderatorja e njohur e «Tring Stars» sjell në jetë djalin e saj, zbuloni emrin e veçantë!