Këngëtarja kosovare e thotë troç: «Vij nga Kosova deri këtu, për të blerë gjëra tek gabi»!

Showbiz

gabiflaka
Fillimi i viteve ’90, një periudhë shumë e vështirë për shqiptarët e sapodalë nga komunizmi dhe më të varfër se kurrë më parë, do të shëonte edhe hapat e parë të tregut të veshjeve të përdorura në vendin tonë. ‘’GABI’’, etimologjinë e të cilit nuk e mësuam kurrë, është padiskutim vendi ku mund të vishesh mirë dhe lirë, ok jo edhe aq lirë së fundmi, të gjesh veshje, këpucë apo çanta origjinale, dhe mbi të gjitha nuk rrezikon të kesh të njëjtën veshje me shoqen apo motrën.

flakakrelre1

Megjithatë në qoftë se mendoni se tek gabiblejnë vetëm shtresa më e varfër e shoqërisë, gaboheni, nuk është aspak çudi që vajza të njohura të ekranit të jenë po ashtu kliente të rregullta. Edhe pse jo të gjitha kanë ‘’kurajon’’ për ta pranuar këtë gjë. Megjithatë kjo nuk vlen për këngëtaren nga Gjakova, Flaka Krelani. Një ndër zërat më të mirë të shkollës së ‘’Ethet e së premtes mbrëma’’ që vjen nga Kosova në Shqipëri për të bërë blerje tek gabi. Flaka tregoi se ka blerë shumë aksesorë dhe veshje tek gabi, dhe nuk e ka aspak problem këtë gjë, pasi bëhet fjalë për gjëra të veçanta dhe marka luksoze.