Ashtu siç mund të keni dëgjuar deri më sot, hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë, do të bëhet me një ceremoni shumë të veçantë. Brenda kësaj ceremonie, mendohet se do jetë e ftuar edhe një nga këngëtaret më të mira ndërkombëtare, konkretisht Shakira.
Këngëtarja kolumbiane është propozimi i parë që është bërë dhe po diskutohet, për këtë eveniment.Ministri i Punëve të Jashtme ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, se në këtë event do të përformojë një këngëtare e huaj. Më pas, kanë qenë burime pranë ministrisë të cilat kanë zbuluar emrin e Shakirës. Megjithatë, e gjitha kjo për momentin është vetëm një propozim i pakonfirmuar ende.